back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditProcesi në Hagë në fazë vendimtare, avokati Qerkini flet për hapat e...

Procesi në Hagë në fazë vendimtare, avokati Qerkini flet për hapat e radhës

Të ngjajshme

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon përgatitjet e...

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Qerkini, për “Front Online” ka thënë se prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm.

Qerkini ka bërë të ditur hapat vendimtar.

“Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i provojë përtej dyshimit të arsyeshëm. Pas marrjes së vendimit lidhur me këto mocione, mbrojtja do të vendosë nëse do të thërrasë dëshmitarë dhe sa do të jetë numri i tyre. Vetëm pas administrimit të provave nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues do të tërhiqet për marrjen e aktgjykimit”, tha Qerkini

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz