“Probleme teknike” KEK-u njofton ndalimin e Njësisë A4
dp

Lexo edheIQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV

Sipas KEK-ut, ndalja është bërë si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim që të krijohen kushtet e nevojshme për kontrollimin dhe ndërhyrjen në pajisjet e njësisë.
“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Korporata ka bërë të ditur se Njësia A4 do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe pasi të konfirmohen kushtet e sigurta për funksionim.

Lexo edheIQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV
KEK ka theksuar se për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në punë, opinioni do të njoftohet me kohë.