Probleme me ndriçim në qendrat e votimit të Drenasit
BILLI·
Ndërsa vendin e ka mbuluar terri, frika nga nata sonte është e madhja në komunën e Drenasit.
Aty sot është duke u votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
Në orët e para të mbrëmjes, probleme me ndriçim ka edhe në disa shkolla për shkak të mosfunksionimit të duhur të rrjetit elektrik.
Në qendrën e votimit në fshatin Gllanasellë, zyrtarët e votimit kanë adaptuar disa bateri për t’i ndriçuar kabinat e votimit, përderisa KALLXO.com më herët raportoi se një zyrtar i kësaj qendre të votimit, me anë të një baterie ia bënte të mundur vetes t’i lexonte emrat e votuesve në listë.
Lexo edheJa momenti kur Policia ndërhynë në vendvotimin e fshatit të Lladrovcit (Video)















