Prishtina-Llapi, lojtarët që janë me Ramazan marrin këtë vendim
BILLI
Lexo edheTre emra të mëdhenj për ta zëvendësuar Allegrin, në mesin e tyre edhe Mourinho
Prishtina e Llapi luajnë sot sfidën ndoshta më të rëndësishme të sezonit. Nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” njëra nga skuadrat mund t’i afrohet titullit, ndërsa skuadra që mposhtet do të përshëndetet nga gara për titull.
Por, kjo sfidë do t’i gjejë shumë nga lojtarët agjërueshëm pasi që jemi në muajin e Ramazanit. Indeksonline ka kontaktuar zyrtarët e dy skuadrave të cilët kanë konfirmuar vendimin që futbollistët të prishin sot agjërimin.
“Janë 11 lojtarë që agjërojnë te Prishtina. Në mesin e tyre edhe unë. Por, shumica kanë vendosur që sot ta prishin duke e ditur rëndësinë e ndeshjes” ka thënë Dallku për Indeksonline.
Ngjashëm do të veprojnë edhe futbollistët e Llapit.

Lexo edheTre emra të mëdhenj për ta zëvendësuar Allegrin, në mesin e tyre edhe Mourinho
“Të gjithë futbollistët kanë vendosur që sot ta prishin agjërimin për të qenë më të gatshëm për ndeshjen” ka thënë Batatina për Indeksonline.