Prindërit nuk e dinë për zhdukjen e Armend Trenës në Lepenc
Të gjithë janë ngritur në këmbë për t’i kërkuar policët e zhdukur. Por prindërit e Armend Trenes nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me djalin e tyre.
Ata, të shtyrë në moshë, jetojnë një fshat të thellë të Kaçanikut, larg informacioneve që flasin për zhdukjen dhe kërkimin e dy policëve.
Pjesa e familjes Trena që e dinë se çka ka ndodhë me djalin e tyre, kanë pritur njerëz.
Mes shumë qytetarëve, për një kohë në dy familjet e policëve të zhdukur ka qëndruar zv.kryeminstri i Kosovës, Behxhet Pacolli dhe ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi.
Ndërkohë kërkimet në ditën e tretë kanë vazhduar.
Numri i vullnetarëve është i madh.
Vendi ku janë aksidentuar Malsor Dashi e Armend Trena po kontrollohet për herë të dytë, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.
Për të ndihmuar rreth operacioni kanë ardhur ekipe edhe nga Prishtina.

Lexo edhe27 tonë mbeturina u mbledhën sot në Gërmi
Mes tyre edhe deputet të Kuvendit të Kosovës.
Familjarët e policëve presin në ankth.
Kryemami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, po lë fajtor një kompani private për vështërësitë e kërkimit.
Përkundër pengesave në kërkim vullneti për t’i gjetur është i madh.
Në ditën e tretë, ujerat e rrëmbyeshme të Lepencit po i mbajnë të zhdukur deri ne këto momente Malsorin dhe Armendin.














