Policia e Kosovës ka konfirmuar për BBC-në se një ish-prift katolik në Britani, është arrestuar në Pejë më 12 maj, nën dyshimin për abuzim seksual me fëmijë.
Ish prifti Lawrence Soper ishte nën vëzhgim nga policia, pasi gjatë viteve 1991-2000, ku shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar seksualisht me fëmijët.
Ai ishte arrestuar njëherë në vitin 2010, ishte liruar me kusht, dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në stacionin policor në vitin 2011, siç i ishte caktuar.
Policia londineze kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtar për ish-priftin në vitin 2012, shkruan BBC.
Një zyrtar i lartë i PK-së i ka thënë BBC-së në kushte anonimiteti se procesi për ekstradimin e tij është në përgatitje.
Për arrestimin e tij njoftoi edhe Policia e Kosovës përmes raportit policor, megjithëse nuk ishte i detajuar informacioni.
A.B/Shekulli Online/