back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeGjermania, shansi i profesionistëve të papunë

Gjermania, shansi i profesionistëve të papunë

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Vendos Barcelona – Araujo qendron

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ronald Araujon. Të...

Të ndjekësh “ëndrrën” për në Gjermani, kur e humb shpresën për punësim në Kosovë, është njëri nga opsionet që të rinjtë kosovarë po e zgjedhin për të gjetur një vend pune.

Një jetë më të mirë, një mundësi punësimi, janë arsyetimet që më së shpeshti dëgjohen nga ata që e kanë lënë ose planifikojnë ta lënë vendin, shkruan sot Koha Ditore.

Studiot fotografike në Prishtinë, që janë në afërsi të selisë të Ambasadës së Gjermanisë, përfitojnë nga largimet e tilla. Posa dikush hyn në lokal punëtoret marrin aparatin dhe pa fjalë fotografojnë.

Numër i madh i të rinjve prisnin javën e kaluar afër një dyqani, për të bërë fotografinë që u kërkohet nga Ambasada për një vizë pune.

Ariana Fetës i kanë mbetur më pak se dy muaj që t’ia fillojë për herë të parë punës si mjeke. Por jo në Kosovë. Javën e kaluar ajo e ka marrë lejen e punës në Gjermani.

“Kanë kaluar rreth katër vite nga diplomimi, nëse e llogarisim edhe kohën e stazhit”, ka thënë ajo. Në Kosovë asaj nuk i është dhënë mundësia asnjëherë që të punojë në profesionin, për të cilin thotë se ka shpenzuar shumë kohë dhe mund.

- Advertisement -

Të Fundit