back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePretendon se u rrah nga policia, video tregon momentin e arrestimit në...

Pretendon se u rrah nga policia, video tregon momentin e arrestimit në Hajvali

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Qytetari Nexhmedin Makolli nga Prishtina po pretendon që është sulmuar nga Policia.

Ai thotë se policia erdhi në shtëpinë e tij pasi që u lajmërua për dhunë në familje nga qytetarët.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se si zyrtarët policor mundohen që ta qetësojnë qytetarin.

Por si ndodhi rasti?

Fillimisht dy djemt e Nexhmedin Makollit u përplasen në mes vete. Më pas në vendin e ngjarjes u paraqit një patrollë policore.

Qytetari për Indeksonline thotë se zyrtarët policor i kërkuan që të shkonte me ta në stacionin policor për të dhënë deklaratë por që kjo u refuzua nga ana e tij.

Makolli thotë se pasi që refuzoi këkesën e zyrtareve policor, ai u sulmua nga ata, mirëpo videon e dëshmon të kundërten.

Më tutje ai tha se është ankuar në IPK lidhur me rastin.

Indeksonline ka dërguar pyetje në drejtim të Inspketoratit Policor lidhur me rastin mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Për më shumë ndiqeni videon:

Të Fundit

Sport

ShowBiz