Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe Emilia Rexhepi, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin institucional dhe çështjet me rëndësi për komunitetet joshumicë në Kosovë.
“Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përfaqësimin e tyre dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike dhe institucionale të vendit.
Bashkëbisedueset diskutuan edhe për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm institucional, me qëllim që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e duhur”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.