MASH hap pesë skema të bursave studentore, deri në 7 mijë euro për studime jashtë vendit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka hapur thirrjet për pesë skema të bursave studentore, me mbështetje financiare nga 1 mijë deri në 7 mijë euro.
Bursat u dedikohen studentëve të universiteteve publike, vajzave në fushat STEM, studentëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe atyre që ndjekin studimet bachelor dhe master jashtë vendit.
Njoftimi i plotë i MASH-it:
MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrjet për mbështetjen financiare të studentëve, sipas skemave në vijim:
– Bursa elitare për studentët e universiteteve publike (baçelor dhe master) dhe studentët me aftësi të kufizuar – 1000 euro;
– Bursa për vajza në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) – 1000 euro;
– Bursa për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – 1000 euro;
– Bursat për studentët e nivelit baçelor jashtë vendit – deri në 5000 euro;

Lexo edheIQP ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Komunën e Podujevës, nuk morën masa për siguri dhe shëndet në punë
– Bursat për studentët e nivelit master jashtë vendit – deri në 7000 euro.
MASh mbetet e përkushtuar në motivimin e të rinjve dhe ofrimin e kushteve për studim e zhvillim akademik. Investimi në zhvillimin e kuadrove të reja është esencë e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë.
Ftojmë të gjithë kandidatët e kualifikuar të shqyrtojnë kriteret përkatëse dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara përmes platformës e-Kosova, në linqet e publikuara më poshtë.
https://mash.rks-gov.net/…/konkurs-per-ndarje-te…
https://mash.rks-gov.net/…/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e…
https://mash.rks-gov.net/…/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e…












