Koci propozon ditë zie për Arlinda Zekajn dhe tetë gratë e vrara gjatë vitit 2026
dp

Lexo edheApeli vërteton dënimin me gjashtë vjet burgim për Hysri Selimin për spiunazh

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se Arlinda Zekaj e meriton një ditë të tillë, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi morale të shoqërisë.
Ai ka theksuar se kjo ditë do të shërbente edhe për të përkujtuar gratë e tjera që kanë humbur jetën si pasojë e vrasjeve gjatë këtij viti.
“Arlinda Zekaj e meriton një ditë zie. E ne, si shoqëri, ia kemi borxh”, ka shkruar Koci.

Lexo edheApeli vërteton dënimin me gjashtë vjet burgim për Hysri Selimin për spiunazh
Propozimi i avokatit vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale në mbrojtjen e grave nga dhuna. /Lajmi.net/