back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmePresidentja Osmani: Ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme

Presidentja Osmani: Ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme

Të ngjajshme

Nora shkëlqen në paraqitjen e fundit në Instagram

Nora Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Kurti: Vuk Hamoviqi nuk fiton në Kosovë – Nuk e di kush është NOA!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Kanal 10 ka...

Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi të Rrjetit për Politikë të Jashtme (DGAP) në Gjermani.

Ajo tutje ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiqit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka drejtuar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz