back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePresidenti nuk po e thërret seancën konstituive pasi që 37 deputetë gjenden...

Presidenti nuk po e thërret seancën konstituive pasi që 37 deputetë gjenden jashtë Kosovës

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Mos prania e 37 deputetëve në Kosovë, e ka detyruar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që të mos e thërras akoma seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

‘Gazeta Blic’ nga burime të saj, merr vesh se kjo është arsyeja e vetme e zvarritjes së kësaj seance.

Ky burim bënë të ditur, që për momentin 37 deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë në pushime.

Ndryshe, seanca konstituive është paralajmëruar që do të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme u raportua rreth asaj që koalicioni PAN ka siguruar votat për formimin e Qeverisë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ku në këtë takim, Haradinaj ia ka konfirmuar presidentit si ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë.

Nga zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni PAN doli i pari me 39 deputetë, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 32 dhe Koalicioni LDK- AKR- Alternativa me 29.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz