Presidenti i Serbisë i tmerruar tek sheh Jahjagën duke nënshkruar deklaratën e Samitit të Zagrebit (Video)
UnknownPërditësuar më
Lexo edheSkenderaj, Polaci nesër zbulon lapidarin e ngritur të Hasan Prishtinës (FOTO)
Në fotografi shihet se si presidenti serb Nikolic, bëhet sikur “nuk mund të fokusohet” që të qëndrojë në mënyrë protokollare karshi nënshkrimit të krerëve të shteteve pjesëmarrëse, në këtë rast, nënshkrimit të Presidentes Jahjaga si përfaqësuese e Republikës së Kosovës.
Jahjaga ka vënë nënshkrimin e saj në nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Samitit Bërdo-Brioni, e cila bën thirrje për dinamizim të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Në samitin e Zagrebit liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA dhe BE janë marrë vesh për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe për dialog operativ me BE’në dhe SHBA’në luftën kundër kërcënimeve globale të sigurisë sic janë terrorizmi dhe kriza e emigrantëve.
Lexo edheSkenderaj, Polaci nesër zbulon lapidarin e ngritur të Hasan Prishtinës (FOTO)
Pjesëmarrësit e samitit kanë shprehur solidaretitin për sulmet në Paris, Ankara, Sinaj, Bejrut dhe Bamako dhe kanë bërë thirrje për zgjidhje efikase globale për të eliminuar shkaqet e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.