BallinaUncategorizedSkenderaj, Polaci nesër zbulon lapidarin e ngritur të Hasan Prishtinës (FOTO)

Skenderaj, Polaci nesër zbulon lapidarin e ngritur të Hasan Prishtinës (FOTO)

Të ngjajshme

Dyshohet se vodhën veturën e punës, dy të arrestuar në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” në...

Ndodh edhe kjo në Argjentinë, portieri shkon ta përqafojë rivalin pasi humbi penalltinë

Mbrëmë në Argjentinë është zhvilluar një nga derbitë më...

Lladrovci uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve: Gëzuar për shumë mot!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar...

Arrestohen dy persona pasi vodhën një veturë pune në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë...

Banorët e fshatit Polac kanë vendosur që t’i japin nderimin e merituar heroit të madh Hasan Prishtinës, pasi rrënjët e familjes së Hasan Prishtinës janë nga fshati Polac, ata kanë vendosur që të ngrejnë një lapidar për nderë të tij. Nesër, me datë 26. 11. 2015, nga ora 11.00, ne Lagjen Veliu të fshatit Polac – Komuna e Skenderajt, bëhët inagurimi i Qendres Monumentale “ Hasan Prishtina” , në kujtim të bashkëqytetarit dhe njëri nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare, Hasan Bej Prishtina. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatitën ngritjen e flamurit në Vlorë, transmeton Drenica Press.

Hasan Prishtina lindi në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, përkatësisht Veli-të e Polacit. Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qenë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtrri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përsëri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu në Stamboll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz