BallinaLajmePrekëse: Anton Quni ministër, lajmërohet gruaja e Agim Ramadanit

Prekëse: Anton Quni ministër, lajmërohet gruaja e Agim Ramadanit

Të ngjajshme

Shfaqja / Kur me vetëdëshirë ec në prush

Në mbrëmjen e 27 marsit, njëherazi në Ditën Botërore...

Shembja e rrugës në Prishtinë, ndërpritet furnizimi i rrymës në një pjesë të qytetit

KOSTT ka njoftuar për mungesë të energjisë elektrike në...

Surprizë e madhe! Gjesti publikon video me Gimbon, prek me dedikimin

Një moment që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale...

Me t’u krijuar qeveria e re, me Albin Kurtin kryeministër, Anton Quni u emërua ministër i Mbrojtjes. Ai, do të zëvendësoj ish-ministrin Rrustem Berisha. Por ky u fundit, do të vazhdoj të jetë pjesë e ministrisë. Tani do ta ushtroj detyrën e këshilltarit politik të Qunit.

Megjithatë, Quni, një përkrahje të përzemërt, ka marrë edhe nga bashkëshortja e ish-luftëtarit të shquar Agim Ramadanit, Shukrie Ramadani.

Ajo, në postimin e Qunit, ka thënë se është gëyuar pa masë me emërimin e tij dhe siç tha ajo, ministri më i mirë i qeverisë, duke iu referuar Rrustem Berishës, t’ia dorëzoj detyrën shokut të luftës.

Më poshtë komenti plotë i Shukrie Ramadanit:

I nderuari ministër,sot u gëzova dhe u mërzita që s”pata Agimin krah meje ti gëzoheshim suksesit tënd! A ka më bukur se Ministri më i suksesshëm i qeverisë e cila bëri Kosovën me Ushtri, t”ia dorëzojë punën në liri ,shokut të pushkës që e pati nē luftë.

Jeta është luftë e përditshme e Ministria e mbrojtjes-si krijesë e re e një shteti në ngritje është forca,besimi dhe dashuria e të gjithëve që duan Kosovën dhe sigurinë e saj. Tani kur ministri Berisha do ta dorëzojë detyrën, e di se do të kishe dëshiruar edhe ti si unë, ti kishe pranë Agimin e Salihun e të bisedoni cila rrugë do të ishte me mē pak pasoja,cili veprim do të sillte më shum suksese! E di që do ta kishe më lehtë, po Agimi, Salihu, Abazi e shum të tjerë zgjodhën rrugën e flijimit, duke ua mundësuar juve që sot të ndërtoni institucionet e paqës dhe sigurisë për Kosovēn që bashkë e ëndërruat të lirë!

Urime Anton dalsh faqebardhê para shokëve tu të rënë dhe para ne të gjallëve që kërkojmë të na i mbroni ëndërrat dhe shpresat! Tradita vazhdon..

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz