Prekazi vazhdon me deklarata skandaloze: Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Juniors e Galatasarayn
dp

Lexo edheViniciusi rrezikon deri në 4 ndeshje pezullim, mes tyre edhe “El Clasicon”

Ish-futbollisti nga Kosova, Xhevat Prekazi ka vazhduar me deklaratat e tij skandaloze.
Prekazi, në një intervistë për “Open TV”, u pyet se a e shikon kombëtaren e shtetit të tij, por që u shpreh se “nuk ja plotëson zemrën”.
“Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar Prekazi.

Lexo edheViniciusi rrezikon deri në 4 ndeshje pezullim, mes tyre edhe “El Clasicon”
Ai edhe më parë ka shprehur qëndrimet e tij, duke e cilësuar Beogradin dhe Serbinë si shtëpinë e tij, ku shpeshherë është quajtur edhe tradhtar./IndeksOnline/