back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmePrapë përplasje në LDK, ndërhyn Policia – I pranishëm edhe Skender Hyseni

Prapë përplasje në LDK, ndërhyn Policia – I pranishëm edhe Skender Hyseni

Të ngjajshme

Problemet në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se s’e kanë nijet të ndalen.

Me përplasje janë shoqëruar edhe zgjedhjet në degën e lagjes “Mati 1”, në kryeqytetin e Kosovës.

Madje, e nevojshme ka qenë edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës. Siç ka mësuar Gazeta Express, zbatuesit e ligjit kanë nxjerrë jashtë disa përkrahës të deputetit Arban Abrashi.

Në këtë kuvend, sipas burimeve të Gazetës Express, ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i LDK’së, Skender Hyseni.

Bëhet e ditur se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.

Video Player

00:00
01:07

Të Fundit

Sport

ShowBiz