Arban Abrashit ia mbyllin derën me çelës, njerëzit e Hazir Borovcit nuk e lejojnë të futet në sallë (Video)
BILLI
Lexo edheSelimi: Nëse VV’ja e merr pushtetin, Thaçi zor se do të mbetet president
Zyrtarët e LDK-së sërish janë përplasur gjatë procesit zgjedhor në lagjen ‘Mati 1’ të kryeqytetit. Si duket një ndër arsyet kryesore të përplasjes ka qenë se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim, shkruan Gazeta Blic.
Gazeta Blic, ka siguruar një video, në të cilën shihet se deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, nuk lejohet që të hyjë në sallë. Kjo pasi që simpatizantët e Hazir Borovcit, e mbyllin derën me çelës. Të këta kanë një rivalitet të madh në degë e lagjes ‘Mati 1’ të kryeqytetit.
Abrashi shihet teksa nuk mund të futet në sallë, dhe kthehet së bashku me disa anëtarë tjerë të LDK-së.
Në një video tjetër të publikuar sonte, dëgjohen anëtarët e kryesisë të nëndegës të nervozuar që nuk janë lajmëruar me kohë për mbajtjen e kuvendit zgjedhor.
Lexo edheSelimi: Nëse VV’ja e merr pushtetin, Thaçi zor se do të mbetet president
Kësaj radhe ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.
Gazeta Blic, ka tentuar që të flas më zyrtarë të Lidhjes Demokratike, por që asnjërin prej tyre nuk është përgjigjur në telefonatat e as në sms-ët e dërguar.