back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaJetëKuriozitetePranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë...

Pranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë

Të ngjajshme

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...

Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, ka dhënë dorëheqjen ditëne sotme, pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij në lidhje me studimet.

Dorëheqja e Mosteanu erdhi pas publikimit të një artikulli në gazetën Libertatea që thoshte se CV-ja e tij përmbante informacione të pasakta në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet.

“Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus. Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po e udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shkroi ish-ministri në Facebook.

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka parë mjete ajrore pa pilot (dronë) ruse të shkelin vazhdimisht hapësirën e saj ajrore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Gjithashtu iu desh të merrej me problemet me minat që kishin hyrë në ujërat e saj territoriale. Mosteanu ishte anëtar i qeverisë së koalicionit pro-evropian të Rumanisë, e cila mori detyrën në qershor pas përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale përçarëse. Zgjedhjet e para presidenciale u anuluan dhjetorin e kaluar për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.

Kryeministri liberal Ilie Bolian falënderoi Mosteanun për pesë muajt e tij në detyrë dhe tha se Ministri i Ekonomisë Radu Miruta do të shërbejë si Ministër i përkohshëm i Mbrojtjes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz