Pranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur çmim të madh
dp

Lexo edheRusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se vepra dhe emri i tyre mbeten amanet për brezat që të mos harrohet kurrë çmimi i lirisë.
“Pranë varrit të Heroit të Kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, bashkë me familjarët e tyre, kujtuam me dhimbje e krenari sakrificën e njerëzve që ia hapën rrugën lirisë së Kosovës. 28 vite më pas, emri dhe vepra e Ilirit dhe Hazirit mbeten amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar ai.
Homazhet u zhvilluan në përvjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, të cilët konsiderohen ndër figurat simbol të rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

Lexo edheRusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë