Pozita e Haxhiut në ofertat e Kurtit për opozitën, Mustafa: Më vjen keq që kryeparlamentarja trajtohet kështu
dp

Lexo edheKurti “u rri mbi krye” Sveçlës e Pacollit, thotë se po ua “kontrollon” tekstin para nënshkrimit

Mustafa shprehu pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet pozita e Kryetares së Kuvendit, duke theksuar se është shqetësuese që një person i zgjedhur së fundmi në këtë funksion mund të zëvendësohet lehtësisht.
Sipas tij, kjo qasje tregon mungesë serioziteti ndaj institucioneve shtetërore.
“Mua më vjen keq që Kryetarja e Kuvendit të shtetit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, trajtohet në këtë mënyrë nga z.Kurti. Me zgjedh dikë para një muaji Kryetare të Kuvendit dhe me thënë aq lehtë që e heqi atë e bëj nënkryetare, kjo flet për rëndësinë që ia jep pozitave të ndryshme në shtet”.

Lexo edheKurti “u rri mbi krye” Sveçlës e Pacollit, thotë se po ua “kontrollon” tekstin para nënshkrimit
“Albin Kurti dëshiron që vetëm ai të jetë personi i rëndësishëm në shtet, për të Kryetari i Kuvendit, Presidenti, duken si pozicione periferike të cilat kanë ndonjë rol ndihmës ndaj kryeministrit”, tha ai në Klankosova.