Pos Prishtinës, edhe në Pejë gjuajtje me armë, e plagos dhe ikenë nga vendi i ngjarjes
03

Lexo edheDy hoxhallar të njohur shkojnë për t’i pajtuar familjet nga vrasja e rëndë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.
“Rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë. Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur në këmbë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo identiteti i tij është i njohur për policinë”, ka thënë Rugova.

Lexo edheDy hoxhallar të njohur shkojnë për t’i pajtuar familjet nga vrasja e rëndë në Prishtinë
Ai ka shtuar se policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.
Të shtëna me armë sot ndodhën edhe në Prishtinë ku një person mbeti i plagosur.