Ndeshja e djeshme miqësore mes Jordanisë dhe Indisë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.
Protagonisti i vërtetë i kësaj sfide ishte portieri i Jordanisë, Shafi me një gol të jashtëzakonshëm.
Ai shënoi një supergol nga 90 metra distancë. Shafi e ka goditur topin fort nga porta e tij për tek ajo e kundërshtarit.
Fillimisht topi shihet se përfundon duke u grushtuar nga portieri mik që tentoi që ta ndalonte, por ishte e pamundur pasi topi tundi rrjetën.

