Portieri ia kthen shpinën gjatë penalltisë për ta poshtëruar, por Sergio Ramos shënon dhe ia bën ‘SIUUU’ në fytyrë

Një moment i pazakontë dhe tejet provokues është regjistruar në fushën e blertë, ku protagonist kryesor ishte mbrojtësi i njohur spanjoll, Sergio Ramos.
Gjatë ekzekutimit të një penalltie, portieri kundërshtar vendosi të bëjë një gjest të rrallë, duke i kthyer shpinën Ramosit në tentativë për ta hutuar dhe poshtëruar para gjuajtjes, transmeton IndeksOnline.
🚨CRAZY SCENE: This goalkeeper TURNED HIS BACK during the penalty to humiliate Sergio Ramos, but Ramos still scored and hit the SIUUU right in his face. 😳 pic.twitter.com/6oQJKzm7fa
— Baller HQ (@FootballerHQ) November 27, 2026

Lexo edheBalde nuk duron më, dëshiron largimin nga Barcelona
Megjithatë, kjo strategji nuk funksionoi aspak. Ish-kapiteni i Real Madridit ruajti qetësinë, e dërgoi topin në rrjetë dhe menjëherë pas golit iu afrua portierit, duke festuar me të famshmin “SIUUU” të Cristiano Ronaldos mu para fytyrës së tij.
Pamjet e këtij momenti janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga tifozët e futbollit. /IndeksOnline/



