Shiroka-Pula takohet me presidenten maqedonase, kërkon mbështetje për Kosovën në Këshillin e Evropës
dp

Lexo edhe“Photo of the day” Edi Rama publikon fotografinë me Albin Kurtin, Taulant Balla flet për ribashkimin e trojeve shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo-Brijuni, që po mbahet në Ohër, zhvilloi takim bilateral me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe dinamika pozitive e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Lexo edhe“Photo of the day” Edi Rama publikon fotografinë me Albin Kurtin, Taulant Balla flet për ribashkimin e trojeve shqiptare
Presidentja Shiroka Pula përshëndeti vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë. Ajo theksoi rëndësinë e përfundimit të procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe të përpjekjeve për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup.