Nga 1 janari 2027 hyjnë në fuqi ndryshimet për konvertimin e patentë-shoferëve të Kosovës në Itali
dp
Lexo edheShiroka-Pula takohet me presidenten maqedonase, kërkon mbështetje për Kosovën në Këshillin e Evropës
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano, të cilat kanë njoftuar se përditësimi i marrëveshjes parasheh përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të ambasadës, ndryshimet e dakorduara do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.
“Ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën tonë”, thuhet në njoftim.

Lexo edheShiroka-Pula takohet me presidenten maqedonase, kërkon mbështetje për Kosovën në Këshillin e Evropës
Kosova dhe Italia kishin arritur marrëveshjen për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve gjatë vitit 2025. Përmes saj, qytetarëve të të dyja shteteve u mundësohet njohja e patentë-shoferëve në Kosovë dhe Itali.
Përditësimi i ri synon që edhe mbajtësit e modelit të ri të patentë-shoferit kosovar të përfshihen në këtë marrëveshje, duke ua lehtësuar procedurat qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali./lajmi.net/