Balde nuk duron më, dëshiron largimin nga Barcelona

Alejandro Balde po shqyrton seriozisht mundësinë për t’u larguar nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk po gjen hapësirën e duhur nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick.
Sipas raportimeve të mediumit The Athletic, mbrojtësi i majtë katalunas fillimisht kishte vendosur të luftonte për fanellën e titullarit pavarësisht zërave për një largim të mundshëm verën e kaluar, transmeton IndeksOnline.
Sidoqoftë, rrethanat kanë ndryshuar dhe deri më tani në këtë edicion ai ka grumbulluar vetëm 188 minuta aktivizim në ndeshjet zyrtare.
Në hierarkinë e Flickut, Balde gjendet pas Joao Cancelos dhe Xavi Espart edhe pse pati paraqitje pozitive në fitoren e fundit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve përballë Sabahut, ku dhuroi asistim për Karim Adeyemin.
Një element tjetër që mund të ndikojë në shitjen e tij është fakti se kontrata aktuale e lojtarit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Lexo edheHumbje e rëndë e Kosovës U-19: Polonia triumfon 5:0 në konkurrencën e femrave
Për të shmangur rrezikun e humbjes së tij pa dëmshpërblim financiar, drejtuesit e Barcelonës mund të marrin në konsideratë largimin e tij qoftë në janar, qoftë gjatë merkatos së verës.
Deri në këto momente nuk ka oferta zyrtare në adresë të klubit katalunas për shërbimet e tij, por Juventusi thuhet se është ndër skuadrat që kanë shfaqur interes, ndërsa më herët janë përmendur edhe disa klube të Premier League.
Nga ana tjetër, vetë Barcelona do ta shihte me sy të mirë një transferim të Baldes që në afatin dimëror, pasi mjetet financiare nga shitja e tij do të ndihmonin klubin të mbulonte afrimin e një qendërmbrojtësi të ri.
Për momentin, 22-vjeçari është i fokusuar te rikuperimi nga lëndimi në kyçin e këmbës, me shpresën se do të jetë në dispozicion për përballjen e fundjavës kundër Deportivos. / IndeksOnline/




