back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaSportPortieri i Modenas shënoi padyshim golin më të çmendur të vitit, ia...

Portieri i Modenas shënoi padyshim golin më të çmendur të vitit, ia siguroi fitoren ekipit të tij në minutat shtesë

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Portieri i Modenas, Riccardo Gagno ka shënuar padyshim golin më të çmendur për vitit 2022, pasi ka gjetur rrjetën thuajse nga porta e tij në ndeshjen ndaj Imoleses të shtunën mbërma.

Modena ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen në shtëpi ndaj Imoleses në kuadër të javës së 36-të në Grupin B të Serie C.

Megjithatë, fitorja e vendasve erdhi vetëm në minutat shtesë, kur pritej që ndeshja ta mbyllej me barazim 1-1.

Ishte portieri italian, Riccardo Gagno, i cili shënoi një gol të pabesueshëm thuajse nga porta e tij, për t’ia siguruar tri pikët skuadrës së tij.

Festa pas golit të Gagnos

Kjo fitore e mban Modenan në vendin e parë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të sezonit.

Ky gol i Gagnos mund të jetë vendimtar që Modena të sigurojë ngjitjen në Serie B për sezonin e rij. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz