Grabitet me dhunë një burrë në Pejë, i vidhen 480 euro dhe dokumentet personale

Një rast grabitjeje është regjistruar të enjten në rrugën “UÇK” në Pejë, rreth orës 13:30.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, i cili më pas ia ka marrë çantën e dorës. Brenda saj ndodheshin 480 euro para të gatshme, një telefon mobil, letërnjoftimi dhe patentë shoferi, transmeton lajmi.net.
Pas incidentit, viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar nga organet kompetente.
Deri në raportimin e rastit, nuk është bërë e ditur për ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lexo edhePS miraton reformën territoriale me 85 vota pro
Njoftimi i plotë:
Rr.” UÇK –se ” -Pejë 08.10.2026 – 13:30 Viktima mashkull kosovar, ka raportuar në polici se një i dyshuar duke përdorur dhunën fizike i kishte grabitur çantën e dorës ku në të kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është intervistuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime./lajmi.net/












