Muriqi i “çmend” tifozët spanjollë, ku i sjell fitoren Mallorcas
BILLI

Lexo edheMuriqi ia siguron tre pikët Mallorcas ndaj Atletico Madridit (VIDEO)

Skuadra spanjolle, Mallorca ka triumfuar ndaj kampionit në fuqi në Spanjë, Atletico Madrid, përcjell Reporteri.net.
Për skuadrën e Mallorcës kjo është fitore tejet me vlerë, pasiqë ata luftojnë për mbijetesë në La Liga.
E, golin e fitores ua solli sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 67-të të ndeshjes

Lexo edheMuriqi ia siguron tre pikët Mallorcas ndaj Atletico Madridit (VIDEO)
Tifozët e Mallorcas brenda stadiumit festuan golin e yllit kosovar, gol ky që rezultoi të ishte i tre pikëve, por kishte edhe tifozë të tjerë jashtë stadiumit të cilët prisnin gjuajten e Muriqit.
Pasi që shënoi gol, Muriqi vrapoi drejt tifozëve duke festuar, ndërsa në një televizor jashtë stadiumit, kur e kuptuan tifozët që penalltia konkretizohet me gol, festojnë si të çmendur.