Politikanët e Mitrovicës Jugore sonte bëhen bashkë për katërshen e UÇK-së
Sot në ora 18:00 do të mbahet seancë e përbashkët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku pritet të miratohet një deklaratë lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka njoftuar shefi i Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Shkëlqim Ibrahimi.
Sipas tij, seanca është iniciuar nga Grupi i Asamblistëve të Partisë Demokratike dhe mbështetur nga grupet e asamblistëve të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal.
“Do të miratohet një Deklaratë e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës lidhur me mospajtimin me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi”, ka thënë ai.

Lexo edheKurti udhëton sot për në Amerikë
Ibrahimi ka thënë se kjo çështje nuk është partiake dhe as çështje e pozitës apo opozitës, por lidhet me kujtesën dhe historinë e përbashkët të qytetarëve.
“UÇK-ja është e të gjithëve”, ka shkruar në Facebook kryeasambilsti i PDK-së në Mitrovicë, duke theksuar se të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës duhet të nderohen dhe respektohen pa dallime politike apo partiake.













