Gucati nga protesta: Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë, Kurti t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria
dp

Lexo edheLimaj: Duhet të diskutohet integriteti i gjyqtarëve që gjykuan ish-krerët e UÇK-së

Në një deklaratë para protestuesve, Gucati ka pretenduar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë masa ndaj zyrtarëve për të cilët ai pretendon se kanë bashkëpunuar me institucionet në Hagë, transmeton lajmi.net.
Gucati ka kërkuar që personat për të cilët ai ngre këto pretendime të mos jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.
“Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun. Këta janë njerëz të kombit tim”, tha Gucati./lajmi.net/

Lexo edheLimaj: Duhet të diskutohet integriteti i gjyqtarëve që gjykuan ish-krerët e UÇK-së