BallinaJetëPolicia u bën thirrje qytetarëve të lajmërohen nëse e kanë parë këtë...

Policia u bën thirrje qytetarëve të lajmërohen nëse e kanë parë këtë person

Të ngjajshme

Ukraina godet rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi

Ukraina ka shënjestruar rafinerinë e naftës ”Kirishi” pranë Shën...

GOOOOOOOOOOOOOOOOL!!!!! KRESHNIK HAJRIZI “IA QET FLAKËN” BRATISLLAVËS!

Kosova ka arritur të shënoj golin e katërt kundër...

Lewandowski shënon, Polonia barazon ndaj Shqipërisë

Polonia ka arritur të gjejë golin e barazimit ndaj...

Çka po ndodh në Warshavë? – Polonia e rikthen komplet rezultatin, Shqipëria po mposhtet!

Polonia ka arritur të rikthej komplet rezultatin kundër Shqipërisë. Fillimisht...

Kosova vulos fitoren në Sllovaki, shënon golin e katërt (VIDEO)

Kosova me sa duket e ka vulosur fitoren ndaj...

Policia fton qytetarët që të japin informacione në rast se dinë diçka për vendndodhjen e Binak Ukës nga komuna e Klinës.

Binak Uka 76 vjeçar është dalë mëngjesin e djeshëm nga shtëpia dhe familja nuk ka informacion se ku ndodhet.

Për këtë rast policia apelon:

“Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz