back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaShqiptarePolicia serbe plagos të riun shqiptar, vëllai i tij tregon se si...

Policia serbe plagos të riun shqiptar, vëllai i tij tregon se si ndodhi ngjarja

Të ngjajshme

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit...

Milazim Murati është plagosur nga policia serbe, i riu po trajtohet në QKUK.

Pas një operacioni në stomak, gjendja e tij është stabile.

Por, një natë më herët, Milazim Murati ishte në rrezik për jetë pas goditjes me tre plumba nga disa policë serb.

Murati ishte duke prerë dru në Starabajë, fshat ky që ndodhet në territorin e Serbisë, kur sipas familjarëve disa policë serb u shfaqën duke e gjuajtur me armë, raporton T7.

E nga këto plagë, Murati mbeti i plagosur.

Në gjendje të rëndë shëndetësore, viktima telefonoi vëllain e tij, për të kërkuar ndihmë.

Menjëherë pas rastit, viktima u dërgua në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të plagëve të rënda, atë u detyruan ta dërgojnë për trajtim mjekësor në QKUK.

Mjekët e repartit treguan se gjendja e tij ishte në rrezik për jetën.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Milazimi Murati nga Medvegja nuk ka mundur të flasë.

Por, vëllai i viktimës ka treguar për T7 se gjendja e  Muratit është përkeqësuar.

Madje, në krahun e tij ende po qëndrojnë plumbat me të cilët policët serbë e gjuajtën.

Ani pse familja Murati ka nënshtetësi serbe, qëndrimi i tyre në atë pjesë të Gabocit ka kohë që po u pengonte shtetasve serb.

Madje, vite më parë, viktima pati problemin e njëjtë me policët serbë.

E për këtë arsye, Murati me familjarët janë detyruar të zhvendosen në Kamenicë.

Por, kohë pas kohe, gjatë sezonës, vëllezërit Murati shkojnë për të prerë drurë në mal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz