Policia sekuestron mijëra litra vaj motorik nga Serbia
dp

Lexo edhePërurohet rezervuari i Radoniqit/ Investim 9.15 milionë euro që rrit ndjeshëm ujitjen në rajonin e Gjakovës

Njësitet policore kanë ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 161 bidonë të mbushur me gjithsejtë 2898 litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore përmes vijës kufitare.
“Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare&kontrabandim me mallra’”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Personi i dyshuar, pas intervistimit, lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo edhePërurohet rezervuari i Radoniqit/ Investim 9.15 milionë euro që rrit ndjeshëm ujitjen në rajonin e Gjakovës