Policia realizon dy ekstradime: Një person dërgohet në Shqipëri, një tjetër kthehet nga Zvicra në Kosovë
dp

Lexo edhePresidenca përdori ChatGPT, Miftaraj ironizon: Përdoreni sa më shumë, përdorni gjithçka që ju të mos përdorni trurin

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 27 gusht 2026, shtetasi kosovar H.M. është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, raporton lajmi.net
Ekstradimi është realizuar në pikëkalimin kufitar “Vërmicë”, ku i dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore.
Ndërkaq, më 28 gusht 2026, nga Zvicra në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar P.S., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhePresidenca përdori ChatGPT, Miftaraj ironizon: Përdoreni sa më shumë, përdorni gjithçka që ju të mos përdorni trurin
Sipas Policisë, ky ekstradim është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku i dyshuari iu është dorëzuar njësive përgjegjëse të Policisë, nga Stacioni Policor në Viti, për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve përkatëse./Lajmi.net/