Sonte në Kalanë e Ulqinit “Dita e Bamjes”, bashkon shijen, traditën dhe muzikën
dp

Lexo edheBesnik Tahiri kritikon VV-në: E ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik e politik

Kalaja e Ulqinit do të jetë sonte nikoqire e manifestimit tradicional “Dita e bamjes”, i cili nis në orën 20:00.
Në qendër të këtij aktiviteti do të jetë bamja, si një nga specialitetet tradicionale dhe simbolet gastronomike të Ulqinit. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë ushqime tradicionale, ndërsa manifestimi do të shoqërohet edhe me muzikë.
Programi muzikor do të zhvillohet në tri lokacione të Kalasë, me performanca nga Eliza Markiq dhe Icko Hasanaga, klapa Lanterna dhe Kastriot Xhon Marku, si dhe Acoustic Band.

Lexo edheBesnik Tahiri kritikon VV-në: E ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik e politik
“Dita e bamjes” synon të promovojë traditën kulinare të Ulqinit dhe të sjellë një mbrëmje të veçantë për qytetarët dhe turistët që ndodhen në qytet./IndeksOnline/
