Policia paralajmëron javë të rreptë për kamionët e autobusët në trafik
dp

Lexo edheNga sot deri më 15 shkurt, Policia shton kontrollet e kamionëve dhe autobusëve në të gjitha rrugët e vendit

Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke filluar nga sot deri me 15 shkurt 2026 do të realizohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Sipas policisë, shoferët e kamionëve dhe autobusëve konsiderohen shoferë profesionistë, andaj pret nga të njëjtit që të jenë model në respektimin e rregullave dhe sjelljes në trafik./IndeksOnline/



Lexo edheNga sot deri më 15 shkurt, Policia shton kontrollet e kamionëve dhe autobusëve në të gjitha rrugët e vendit