back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmePolicia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Të ngjajshme

NYT: Trumpi mbështet planin e Putinit – “tokë për paqe” në Ukrainë

Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina...

City i Guardiolës e nis Premier Ligën si mysafirë të Wolves – formacionet zyrtare

Pas një sezoni zhgënjyes 2024/25 që përfundoi me një...

Sërish pjesë e BBV, flet Xheneta

Ish banorja e BBVK, Xheneta Fetahu iu është përgjigjur...

10 vatra zjarri aktive në Shqipëri, më të prekurat fshatrat e Tiranës

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur...

Policia Kufitare në Vlorë u ka dalë në ndihmë 3 pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.

Policia u njoftua se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.

Ndërkaq, dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.

“Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në rast se ndonjë qytetar ka nevojë për ndihmën e policisë në shtetin shqiptar, numri kontaktues është 112.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz