BallinaRegjionaleMitrovicëPolicia në Mitrovicë gjenë mall pa mbulesë me dokumentacion përkatës

Policia në Mitrovicë gjenë mall pa mbulesë me dokumentacion përkatës

Të ngjajshme

Ndërron jetë themeluesi i PDAK-së

Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani ka reaguar për vdekjen...

Supermarketet zvicerane qetësojnë qytetarët: s’ka rritje të menjëhershme çmimesh

Zinxhirët kryesorë të supermarketeve në Zvicër, si Migros, Coop...

​Policia: Motivi është ende duke u përcaktuar, sulmuesi po qëndronte në hotelin gala

Shefi i Policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, tha se...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Mitrovicë-veri ka siguruar informacione se në Fshatin Zherevnicë  – Zveçan gjendet një depo ku në të ka mallra komerciale të ndryshme  për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Hetuesit rajonal policor të Mitrovicës-veri  kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale ku edhe është identifikuar lokacioni ku gjendet kjo depo me pronar (A. R. i lindur në vitin 1984) në Zveçan ,  dhe duke bashkërenduar aktivitetet e mëtejme me Njësitin  Antikontraband nga Dogana e Kosovës, me autorizimit të Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë me datën 31.07.2018 është  kryer kontroll në depon në fjalë.

Gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij.

Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit  nuk ka qenë në gjendje që ta prezantoj dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit. Malli që rezulton si në vijim është konfiskuar nga ana e zyrtareve doganor.

  • Verë Chardanay 192 shishe ,
  • Verë Krstac 360 shishe  ,
  • Verë Vranac 3396 shishe ,
  • Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse ,
  • Rafta metalik 9 (nëntë) cope ,
  • Fotokopje Color 9 (nëntë) cope ,
  • Kompresor 1 ( një ) cope ,
  • Vaj motorik 15w40 – 2915 lit. ,
  • Vaj hidraulik HL68 – 300 lit. ,
  • Tretës Nitro – 14.628 lit. , .

Pas konfiskimit, malli i lartcekur është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, kurse veprimet policore do të vazhdojnë të kryhen nën autorizimet e Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz