Ditë më parë është mbajtur takimin e radhës i Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP) në lagjen ‘Shipoli’, që funksionon në kuadër të sektorit III (tre), në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.
Në mbështetje të këtij këshilli, prezent ishte edhe drejtori rajonal i policisë nënkolonel Afërdita Mikullovci, ku theksoi se ky këshill në përbërje funksionon me strukturë gjithëpërfshirëse që përfaqëson komunitetin në atë zonë. Ky organizim mbetet ndër këshillat shembull për nga funksionimi praktik, bazuar në aktivitete dhe projekte që realizon në vazhdimësi dhe demonstron gatishmëri për të punuar në partneritet në interes të sigurisë në komunitetit.
Ndër tjera në takim drejtori rajonal, nënkolonel Aferdita Mikullovci, para të pranishmëve ka paraqitur angazhimet dhe aktivitetet e vazhdueshme policore që kanë të bëjnë me Këshillat Lokale për Siguri Publike, ku theksoi se policia në këtë sektor veç ka filluar së funksionuari me sistemin ‘sektori model’ ku zyra policore punon në dy ndërrime.
Anëtarët e këtij këshilli vlerësuan zhvillimet e përgjithshme për gjashtëmujorin e këtij fillimviti, ku përfaqësuesi i shkollës si dhe anëtaret e tjerë vlerësuan kënaqshëm gjendjen e sigurisë në ketë fushë, me ç’rast u potencua që Policia sektoriale ka përmbush me sukses të priturat për gjashtëmujorin e këtij viti.
Ndërsa si çështje tjera ku kërkohet angazhim dhe bashkëpunim u diskutua çështja e punimeve aktuale në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ situatë kjo që po kërkon angazhim shtesë të policisë sektoriale në rregullimin dhe përcjelljen e rrjedhës së trafikut rrugor, vlerësim i përgjithshëm ishte se përkundër disa çështjeve të potencuara gjendja e sigurisë në atë lokalitet vazhdon të mbetet e mirë.
Drejtori rajonal nënkolonel Afërdita Mikullovci, të pranishmëve u rikonfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Policisë me të gjitha kapacitetet e saj në interes të sigurisë së përbashkët.
Funksionimi i Këshillit Lokal për Siguri Publike në lagjen ‘Shipoli’ po reflekton pozitivisht edhe në fushën parandalimit të dukurive negative, gjë që në aspektin e sigurisë mbetet një ndër zonat më të qeta dhe pa incidente.