Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani ka reaguar për vdekjen e Berat Qerimit, themelues i PDAK-së,dhe një figurë e rëndësishme e komunitetit ashkali.
“Me pikëllim të thellë, Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani, së bashku me strukturat dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës, morën lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Berat Qerimit, themeluesit të PDAK-së dhe një figure të rëndësishme të komunitetit Ashkali”, thuhet në reagim.
Komunikata e plotë:
Me pikëllim të thellë, Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani, së bashku me strukturat dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës, morën lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Berat Qerimit, themeluesit të PDAK-së dhe një figure të rëndësishme të komunitetit Ashkali. Berat Qerimi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një njeri i përkushtuar, vizionar dhe i palodhshëm, i cili me veprën dhe angazhimin e tij dha kontribut të jashtëzakonshëm për themelimin dhe forcimin e PDAK-së. Ai ishte gjithashtu shpalosës i Flamurit Kombëtar, një akt krenarie dhe dinjiteti që do të mbetet i paharruar në historinë e komunitetit tonë. Kjo humbje është e madhe për familjen Qerimi, për PDAK-në dhe për mbarë komunitetin Ashkali, sepse humbëm një personalitet që ia kushtoi jetën kauzës sonë kombëtare dhe shoqërore. Në emër të Kryetarit Qazim Rrahmani dhe të gjithë PDAK-së, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e Berat Qerimit. Pushofsh në paqe, Baci Berat Zoti të Mëshiroftë me Xhenet.