Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar tentim-atentatin në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC.
Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Turqisë u shpreh mirënjohës që mbrëmë nuk u lenua askush.
“Është mirë për ne që askush nuk u lëndua, sidomos Presidenti i SHBA-së, z. Trump dhe gruaja e tij Melania”, shkruan ai.
“Në demokraci lufta bëhet me ide, nuk ka vend për asnjë formë dhune. I uroj Presidentit Trump, bashkëshortes së tij, administratës së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan shërim të shpejtë”.