Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 422 gjoba për një javë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës 11–17 shtator 2026 ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 422 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Sipas Policisë, masat janë ndërmarrë në kuadër të implementimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 11.09.2026 – 17.09.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e njëzet e dy (1422) gjoba.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edheSot me fillim nga ora 12:00 protestë gjithëpopullore për 4shen në Hagë
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike pesëdhjetë e katër (54) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Zero tolerancë ndaj të gjithë drejtuese të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe
mjeteve të tjera të ngjashme të cilët bien ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.












