Rikthehet në vëmendje deklarata e Haradinajt për Specialen në vitin 2015: “Po bëhet një monstrum juridik”
dp

Lexo edheBaste sportive pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 2 persona, procedohen 2 të tjerë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të Ramush Haradinajt të 26 qershorit 2015, kur ai kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kujtuar qëndrimin e atëhershëm të Haradinajt, i cili kishte bërë thirrje që deputetët të mos i votonin amendamentet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara.
“26 qershor 2015 – Aleanca dhe Ramush Haradinaj ishte kundër Gjykatës Speciale. Bëri thirrje që të mos votohen amandamentet kushtetuese. E kishte të qartë se Gjykata Speciale po bëhej një monstrum juridik”, ka shkruar Ramadani.

Lexo edheBaste sportive pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 2 persona, procedohen 2 të tjerë