Ish-prokurori i Hagës: E paprecedentë përmendja e shtatë emrave në aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së
dp

Lexo edheKoci kritikon protestuesit në Prishtinë: Pse po brohoritet “Albin, spiuni”?

Ish-prokurori i Hagës: E paprecedentë përmendja e shtatë emrave në aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së
Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Geoffrey Nice, e ka cilësuar si “të paprecedentë” mënyrën se si shtatë ish-pjesëtarë të UÇK-së – Brahimaj, Limaj, Sylejman Selimi, Mustafa, Gashi, Buja dhe Geci – janë përmendur në aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Nice ka thënë se në aktgjykime të rasteve të tilla mund të përmendet se një person ka vepruar “në kuadër të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me persona të panjohur”.

Lexo edheKoci kritikon protestuesit në Prishtinë: Pse po brohoritet “Albin, spiuni”?
Megjithatë, sipas tij, mënyra se si janë përfshirë shtatë emrat në aktgjykimin e rastit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së është e pazakontë.
Nice ka theksuar se duhet pritur publikimi i plotë i aktgjykimit për të kuptuar nëse trupi gjykues do të japë një arsyetim të qartë se përse janë përmendur konkretisht këta shtatë persona në rastin kundër katërshes së UÇK-së.