Gjendet pa shenja jete një person në “Bregun e Diellit” në Prishtinë
dp

Lexo edhePolicia në Gjilan shqipton 1 mijë e 422 gjoba për një javë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ku konfirmoi se rasti ka ndodhur sot në orën 08:00 në “Bregun e Diellit”.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Lexo edhePolicia në Gjilan shqipton 1 mijë e 422 gjoba për një javë
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.