BallinaLajmePolicia në aksion me vetura të prishura

Policia në aksion me vetura të prishura

Të ngjajshme

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin...

Sindikata e policisë, megjithatë garanton se asnjë veturë nuk është e prishur.

Kjo është gjendja e njërës prej shumë veturave të policisë së Kosovës.

Edhe pse jashtë funksioni, ato vazhdojnë t’u shërbejnë policëve për aksionet e tyre.

Për shkak të gjendjes së tillë, ato shpesh përfshihen edhe në aksidente trafiku.

Por më e rënda është se nga gjithë këto prishje të veturave po pësojnë vetë policët.

Siç po dyshohet edhe për rastin e fundit të policëve të zhdukur në  lumin Lepenc.

Të gjitha këto vetura të prishura dërgohen në servisin e policisë në Fushë Kosovë.

Por megjithëse policët nuk deshën të flasin, prapa kamerave thanë se gjendja brenda këtij autoservisi është shumë e keqe.

Sipas tyre, në të mungojnë mjetet elementare për rregullimin e automjeteve dhe si rrjedhojë veturat dalin të prishura edhe pas servisimit.

Në mbrojtje këtyre policëve nuk po i del as Sindikata e Policisë së Kosovës, edhe pse thirret si e tillë.

Nënkryetari i kësaj sindikate, Shaban Tasholli thotë se asnjë veturë e prishur e policisë nuk del në rrugë.

Ai garanton se edhe vetura e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc ishte në gjendje të rregullt.

Stafi menaxhues i Policisë i ka veturat e reja, kurse policët punojnë me vetura të përdorura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz