Policia ndalon një 45-vjeçar në Kaçanik, i konfiskon armën dhe fishekë

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një armë zjarri dhe një karikator me 12 fishekë.
Rasti ka ndodhur më 18 gusht 2026, rreth orës 22:10, kur zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, policia ka gjetur tek personi me inicialet B.G., 45-vjeçar, një pistoletë, së bashku me një karikator me 12 fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Lexo edheArrestimi i kosovarit në Kroaci, Syla: Nuk është veteran i UÇK-së
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore./IndeksOnline/













